Wednesday , 1 April 2020

LEZHJANET SHFRYTEZOJNE ORARET PER TE LEVIZUR

Orari i vendosur për të lëvizur po shfrytëzohet maksimalisht nga lezhjanet. Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në oren 10:00 qyteti ishte i populluar. Një pjesë e madhe kishin dalë për të kryer nevojat shtëpiake, por nuk mungonin dhe ata që shëtisnin, duke shfrytëzuar maksimalisht motin me diell.

Shumë qytetare janë parë edhe në sportelet e bankave në mënyrë të gropuar, duke shkelur rregullat e vendosura për mbrojtjen nga coronavirusi.

Pas ores 10:00, Lezha nis të boshatiset kjo dhe nga frika, pasi qytetaret mund të përballen me masa ndëshkimore nga policia. Sipas burimeve gjatë ditës së djeshme janë ndëshkuar me gjoba disa qytetar që kanë shkelur rregullat e vendosura, ndërsa policia ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerime në këtë drejtim.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …