Saturday , 31 October 2020

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë në pritje të reagimit të Qeverisë dhe miratimit prej saj të katër kërkesave të bëra nga klubet. Nëse ajo nuk i miraton, bojkoti do të vazhdojë sërish.

Kështu është deklaruar nga presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohoba në konferencën e shtypit të dhënë ditën e sotme…

Të pranishëm në këtë konferencë kanë qenë edhe të gjithë drejtuesit e klubeve të cilët janë të vendosur në kërkesat e tyre. Po ashtu i pranishëm ka qenë edhe presidenti i federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i cili ka thënë se bojkoti nuk e ndihmon futbollin, por është zgjidhje që klubet kanë gjetur për të drejtat e tyre…

Në këtë mëyrë edhe pas tre javësh, palët duken të vendosura secila në llogoren e vet dhe në Shqipëri vazhdon të mos luhet futboll.

Lexoni dhe kete

NIS FUTBOLLI, NË FUNDJAVË LUHEN 4 KAMPIONATE

Lajme të mira për futbollin shqiptar. Federata ka marrë vendim ditën e sotme që më …