Saturday , 11 August 2018

LIBRAT FALAS, HYN NE FUQI VENDIMI

Ndryshe nga një vit më parë, nxënësit e klasës së parë deri në klasën e katërt do të përfitojnë librat shkollorë falas. Një muaj para nisjes së shkollës, qeveria ka miratuar ndryshimet në udhëzimin e përbashkët të ministrisë së Arsimit dhe asaj të financave për procedurat e përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve të arsimit parauniversitar. Sipas udhëzimit, çmimi i blerjes së teksteve shkollore të arsimit fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt dhe i teksteve shkollore që u jepen nxënësve falas, mbulohet në masën 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Po ashtu këtë vit shtohen dhe kategoritë përfituese të nxënësve ku krahas atyre në klasë të parë deri në të katërt përfshihen dhe nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje, ata që vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, fëmijët viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë dhe asistencë si edhe fëmijëve të cilët janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial publik, në Qendra Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit.

Për sigurimin e teksteve për këto kategori, shkolla harton procesverbal të veçantë ku pasqyrohen kërkesa dhe lista e nxënësve e detajuar për çdo klasë, si dhe faturat tatimore për blerjen e teksteve në emër të nxënësve, së bashku me aktin e marrjes në dorëzim të teksteve nga botuesi. Dokumentacioni dhe kërkesa për financim dërgohen zyrtarisht në njësinë arsimore vendore.

Lexoni dhe kete

NISJA DREJT HAXHIT PER BESIMTARET MUSLIMANE

48 besimtarë nga Shkodra dhe 10 nga Malësia e Madhe janë nisur drejt Haxhit pasditën …