LIDHJET E PALIGJSHME, UJESJELLESI NE AKSION

Sëbashku me temperaturat e larta, stina e veres sjell dhe konsum në rritje të ujit, veçanerisht në bregdet.Për të garantuar furnizimin me ujë të zones turistike të Shëngjinit, task forca e ngritur nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë, prej 1 muaj po vijon punen në terren për prerjen e lidhjeve të paligjshme.Kryeinxhinieri i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Petrit Bardhi, thotë se në tubacionin që furnizon Shëngjinin me ujë janë konsatuar një sërë ndërhyrjesh të paligjshme, ndërsa garantuar se me ndëprerjen e tyre situata e furnizimit me ujë do të përmiresohet.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë paralajmeron masa të ashpra ndëshkimore, deri në ndjekje penale për të gjithë qytetaret, që ndërhyjnë në mënyre të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

 

Lexoni dhe kete

BASHKEPUNIM MES 3 VENDEVE PER PASTRIMIN E ADRIATIKUT

Nga qyteti i Shkodrës, zv/ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, bëri të ditur fillimin …