LIGA AMATORE, SHPALLEN MË TË MIRËT E SHKODRËS

Kampionatet e moshave për Ligën Amatore në Zonën e Shkodrës po shkojnë drejt fundit dhe paraditen e së dielës janë shpallur më të mirët për grupmoshat U11 dhe U13. Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit sivjet ka aplikuar heqjen e pikëve për këto kampionate por gjithsesi në fund ka patur një vlerësim për sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë, ekipin fair- play apo lojtarët më të mirë. Shefi i kësaj zyre Hysen Zmijani e konsideron sezonin e sivjetëm shumë pozitiv.

Pas përfundimit të ndeshjeve është zhvilluar edhe ceremonia e shpalljes së më të mirëve. Për grupmoshën U11 lojtari më i mirë është vlerësuar Brendon Krepi dhe ai i perspektivës Imran Fusha, ndërsa ka patur vlerësime edhe për ekipet Shkodra, Skutari dhe Arra e Madhe. Ky i fundit ka merituar edhe kupën në fund. Për grupmoshën U13 janë vlerësuar Egert Selmani si lojtari më i mirë dhe Albi Koleci i perspektivës ndërsa ekipet më të mira janë vlerësuar Rozafa që mori kupën si dhe Shënkolli dhe Juban Danja. Dy trajnerët fitues, Bledar Marshiq dhe Angjelin Simoni janë shprehur të kënaqur me këtë arritje.

Kampionati i fundit që do të ulin siparin e këtij sezoni do të jetë ai i grupmoshës U15, pikërisht ditën e mërkurë teksa do vlerësohen edhe më të mirët e tij.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA GATI PËR LAÇIN. STAFI PROJEKTON FORMACIONIN

Tek Vllaznia janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës …