LIGA BALLKANIKE, PEJA MUND 91-87 VLLAZNINË

Pavarësisht përpjekjeve të bëra, ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë nuk ia ka dalë të arrijë fitoren e dytë në Ligën Ballkanike. Këtë herë përballë tij ka qenë ekipi kosovar I Pejës I cili ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë I cili ka fituar me rezultatin 91 me 87, por duhet thënë se paraqitja e kuqebluve në këtë ndeshje ka qenë e mirë. Ata e kanë mbyllur në avantazh periodën e parë, por më pas nuk kanë arritur dot ta ruajnë atë dhe si rrjedhojë miqtë janë treguar më të kujdesshëm duke e administruar avantazhin deri në fund. Trajneri Darko Vujaçiç që debutoi me humbje në stolin e Vllaznisë gjithsesi ka lavdëruar paraqitjen e ekipit dhe ka thënë se në kampionat paraqitjet do të jenë shumë më të mira.

Përkthimi: “E kisha thënë edhe më përpara që lojtarët nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë. Megjithatë skuadra u përpoq për të bërë më të mirën dhe ndeshja u mbyll me vetëm 4 pikë diferencë.Them se është një sinjal i mirë nga ekipi ynë edhe pse kemi ende shumë për të bërë, por në të njëjtën kohë kam besim tek Vllaznia për vazhdimin e sezonit.Tashmë do të rikthehen edhe ndeshjet e kampionatit dhe shpresoj që aty të nisim të bëjmë paraqitjet e duhura. Më vjen keq për humbjen por dua të falenderoj tifozët tanë që na mbështetën edhe në këtë ndeshje dhe u premtojmë se shpejt do të vijnë edhe forca të reja të rëndësishme dhe se ekipi do të jetë i plotësuar, për të nisur sa më fort edhe fazën e dytë të kampionatit.

Ndërkohë trajneri I Pejës, Jeronimo Sarin, një emër I njohur në Shkodër ngaqë ka drejtuar para tre vitesh Vllazninë, është shprehur:

Përkthimi: “Ishte një emocion i madh të kthehesha në këtë pallat sporti pasi kam kujtime mjaft të bukura nga ato tre muaj që kam punuar me Vllazninë, por edhe shumë miq këtu. Vllaznia ka ndryshuar shumë që prej periudhës kur jam larguar unë. Më vjen mirë që morëm një fitore në Shkodër, pasi ajo do ta ndihmojë ekipin e Pejës për duelin e rradhës që do të kemi në Ligën Ballkanike. Megjithatë unë dua të përgëzoj edhe ekipin e Vllaznisë dhe trajnerin e saj sepse kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë”.

Humbja ndaj Pejës ka qenë e pesta për Vllazninë në gjashtë ndeshje të luajtura, ndërkohë që ajo duhet të bëhet gati për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë në Kosovë ndaj Rahovecit më 23 janar.

Lexoni dhe kete

FSHF MUND TË ANULLOJË ZHVILLIMIN E NDESHJEVE TË KUPËS

Në mbledhjen e djeshme të UEFA-s me përfaqësuesit e të 55 Federatave anëtare të saj, …