Sunday , 13 October 2019
Breaking News

LIGA BALLKANIKE STARTON NGA SHKODRA MË 22 TETOR

Drejtuesit e Ligës Ballkanike kanë zgjedhur Shkodrën për startin e edicionit të sivjetëm të këtij kompeticioni. Kjo do të ndodhë më 22 tetor, kur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të luhet ndeshja në mes Vllaznisë dhe ekipit malazez Ibar të Rozhajës. Një takim që padyshim pritet me interes në kampin shkodran teksa Vllaznia rikthehet në këtë kompeticion pas 4 vitesh kur dhe mori pjesë për herë të parë në të por u largua pa lënë asnjë gjurmë duke i humbur të gjitha ndeshjet.

Duhet thënë se interesi për Ligën Ballkanike sivjet nuk ka qenë i madh dhe këtë e tregon fakti se pjesmarrës deri tani janë vetëm 5 ekipe, pikërisht Vllaznia, dy ekipet kosovare Peja dhe Rahoveci, një ekip bullgar dhe Ibar i Malit të Zi. Drejtuesit e Ligës megjithatë do të presin deri më 17 tetor nëse do të ketë edhe një rregjistrim të ekipit të gjashtë e më pas do të bëhet edhe ndarja e grupeve. Ekipi shkodran gjithsesi është i përgatitur për të bërë më të mirën e mundshme në këtë kompeticion dhe pse jo, për ta fituar atë. Megjithatë deri më 22 tetor, kuqeblutë kanë kohë për të menduar dhe tashmë ata janë të fokusuar tek sfida e rradhës, ajo që do të luajnë ditën e shtunë në Tiranë me Partizanin.

Kjo ndeshje konsiderohet një provë serioze për ekipin shkodran i cili më në fund do të jetë i plotë në fushë ngaqë u ka ardhur edhe dokumentacioni i duhur basketbollistëve amerikanë dhe ata do të lejohen për të luajtur. Objektivi padyshim që do të jetë fitorja ndaj të kuqve, por kjo nuk do të jetë e lehtë sepse këta të fundit në javën e parë të kampionatit fituan në Durrës ndaj një ekipi pretendent siç është Teuta. Megjithatë trajneri Gospodinov ka besim se skuadra e tij mund t’ia dalë me sukses ndaj Partizanit, për të vijuar kështu me serinë e fitoreve në kampionat.

Lexoni dhe kete

“ARENA KOMBËTARE” INAGUROHET ME VLLAZNIA – APOLONIA

Do të nisë këtë të shtunë kampionati I 11-të kombëtar I futbollit të femrave në …