Thursday , 14 November 2019

LIGA BALLKANIKE/ TË MARTEN VLLAZNIA – IBAR ROZHAJE

Liga Ballkanike në basketboll për meshkuj do të startojë sivjet edicionin e ri të saj nga Shkodra. Pasditen e së martës, Vllaznia do të presë në “Qazim Dervishi” ekipi malazez Ibar të Rozhajes. Në prag të këtij takimi, zëvendëstrajneri I ekipit shkodran Ervin Berdica dhe basketbollisti amerikan Bryquis Perine kanë dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp teksa kanë shpalosur edhe objektivin e Vllaznisë për këtë ndeshje të parë të këtij kompeticioni.

Përkthimi: “Pikësëpari duhet të japim maksimumin në këtë ndeshje, të luajmë mirë në mbrojtje. Skuadra jonë është shumë e mirë dhe sidomos në sulm luajmë mirë. Personalisht ndjehem shumë mirë në prag të kësaj ndeshje, më pëlqen energjia që qyteti përcjell tek ne, tifozët janë tepër mbështetës. Në ndeshjen e rradhës duhet të luajmë më shpejt. Sa i perket këtij kompeticioni, jam i bindur se do të bëjmë mirë. Ka disa skuadra konkurruese nga Bullgaria, Kosova e Mali i Zi, prandaj duhet të luajmë me agresivitet çdo ndeshje dhe besoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Sa i takon kampionatit, sigurisht që aty jemi të fokusuar më shumë sepse ai është qëllimi ynë. Kemi dëshirë ta fitojmë kampionatin, fillimisht për tifozët dhe qytetin e pastaj edhe për ekipin dhe unë besoj se duke qëndruar të fokusuar, kjo mund të ndodhë”.

Ndeshja Vllaznia- Ibar do të startojë të martën në orën 18.00 dhe pallati I sportit “Qazim Dervishi” ashtu si para tre ditësh ndaj Tiranës, pritet të jetë I mbushur në gjithë kapacitetin e tij nga tifozët shkodranë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …