Tuesday , 28 January 2020

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne ndeshjen e rradhes te vlefshme per Ligen Ballkanike, ate te zhvilluar pasditen e së mërkurës ne Plovdiv te Bullgarise. Ata kane fituar me rezultatin 91-74 duke rregjistruar fitoren e rradhes nderkohe qe shkodranet kane rregjistruar humbjen e trete ne kater ndeshjet e luajtura kete edicion te Liges Ballkanike.

Para fillimit te ndeshjes duhet thene se ekipi bullgar dhe ai shqiptar kane mbajtur nje minute heshtje ne nderim te viktimave te termetit te diteve te fundit ne vendin tone dhe po ashtu kane shpalosur edhe nje banderole ku shkruhej: “Pray for Albania”. Një gjest shumë domethënës I ekipit bullgar që është solidarizuar me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditët e fundit në vendin tonë. Sa i takon ndeshjes, ekipi Akademik Bultex e ka udhehequr ate nga fillimi e deri ne fund.

Perioda e pare eshte mbyllur ne shifrat 31-19 nderkohe qe dy ekipet kane shkuar me rezultatin 45-35. Diferencat ka ardhur duke u thelluar dhe e treta mbyllet 70-50 nderkohe qe i gjithe takimi mbyllet me diference prej 17 pikesh ne favor te vendasve qe fiksuan shifrat 91-74. Pavarësisht humbjes, ajo që duhet veçuar është se në këtë ndeshje janë vërejtur disa ndryshime për mirë tek Vllaznia, që I shkojnë padyshim trajnerit të ri- Ivankoviç. Ai ka shfaqur besim tek të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion, madje edhe 17 vjeçarin Elian Memçaj. Gjithsesi, shkodranët duhet ta lënë sa më pas prapë këtë ndeshje dhe të bëhen gati për sfidën e kampionatit, atë që do të luajnë këtë fundjavë në kryeqytet me Tiranën.

Lexoni dhe kete

LIKA: DUHET KUJDES, ASNJË NËNLVERËSIM FLAMURTARIT

Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika u ka bërë thirrje të shokëve të ekipit për ta …