Friday , 27 November 2020

LIGA E KAMPIONEVE, TË ENJTEN ORA 14:00, VLLAZNIA – MINSK

Pasditja e së enjtes do të dhurojë një sfidë shumë interesante në stadiumin “Loro Boriçi”, atë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra në mes Vllaznisë dhe kampiones bjelloruse Minsk.

Në Shkodër e presin me interes këtë ballafaqim, për më tepër pas emocioeneve që kanë përjetuar në sfidën e turit të parë ndaj kampiones turke.

Në prag të takimit të rradhës, trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka në një prononcim për mediat, ka shprehur besimin e tij se skuadra do të dijë të tregojë vlerat e veta edhe ndaj këtij kundërshtari…

Ndërkohë edhe kapitenia Esmeralda Franja ka vlerësuar ekipin bjellorus, megjithatë ka shprehur bindjen se Vllaznia do të luftojë vetëm për kualifikim në këtë ndeshje…

Ndeshja do të startojë në orën 14.00 pasditen e së enjtes dhe do të drejtohet nga një treshe arbitresh nga Anglia.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …