A8J5E0 woman smoke smoking cigarette tobacco nicotine inhale exhale consume cunsumption health unhealthy health

LIGJI ANTI-DUHAN, PAQARTESI NE ZBATIM

Ne nenin 14 pika 2 të ligjit anti duhan, sqarohet qartë se cilët subjekte gjobiten kur konstatohen se në ambientet e tyre lejohet konsumi I duhanit. Një pjesë e madhe e subjeketeve të ndryshme kryesisht bare, e restorante në Shkodër kanë kryer investime duke krijaur hapësira të mbuluara në terracat e tyre të mbrojtura nga shiu e era. Investime të cilat në jo pak raste kapin shifra të larta. Nga ana tjetër në ligjin anti duhan nuk specifikohet qartë nëse kemi të bëjmë me objektet brenda mureve apo edhe me objektet e impovizuara jashtë të mbuluara dhe të mbrojtura nga era dhe shiu nuk lejohet duhani. Në shumë subjekte në Shkodër ka pasur vërejtje nga ana e Inspektorjatit të Higjenes në lidhje me lejimin e konsumit të duhanit në këto hapësira të improvizuara, cka ka vënë në vështirësi edhe subjektet tregtare.

Gjobat janë të mëdha nga 300 mijë lekë për subjektin tregtar të tatueshe, ndërsa me 500 mijë lekë titullarët e institucioneve publike. Gjithashtu gjobiten edhe personat konsumues të duhanit me shumë prej 5000 lekësh. Specifikimi I hapësira dhe bashkëpunimi I inspektorjatit me subjektet tregtare, si dhe krijimi I hapësirave për klientet konsumues të duhanit është detyrim ligjor në gjitha vendet ku ligji anti duhan funksionon. Nga ana tjetër Inspektorjati I Higjenës po kryen kontrolle në subjekte të ndryshme me qëllim vënien në zbatim të “Ligjit anti duhan” I cili në shumë pak raste në vendin tonë është zbatuar. Bizneset ndodhen në situatë të vëshirë për shkak të zbatimit të këtij ligji, pasi edhe vetë inspektorët e higjenes duhet të rrespektojnë nenin 15 të ligjit anti duhan I cili përcakton se të gjitha mjediset e mbyllura ndalohet konsumi I duhanit. Një paqartësi ligjore e cila në jo pak raste ka përplasur inspektorjatin me pronarët dhe menaxheret e bizneseve.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT NE KUNE-VAIN, JA ÇFARE KERKON PREFEKTI I QARKUT LEZHE

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, i kërkuar policisë dhe prokurorisë që të thellojnë hetimet në …