Breaking News

LIKA: DUHEN PËRFORCIME, S’ MJAFTOJNË 12-13 LOJTARË

Vllaznia nuk mundet ta përballojë si duhet kampionatin me vetëm 12-13 lojtarë prandaj i duhen sërish përforcime. Kështu, është shprehur kapiteni Gilman Lika në një prononcim për mediat. Sipas mesfushorit të kuqebluve, përgatitjet e ekipit po shkojnë në mënyrën e duhur dhe ndonëse nuk ka dashur të bëjë premtime të mëdha, ka deklaruar se Vllaznia do të bëjë gjëra të mira në kampionatin e ri.

Vllaznia vijon përgatitjet e saj në Ohër dhe këto dy ditë pritet të zhvillojë edhe një tjetër miqësore, e cila do të jetë e fundit para kthimit të saj në Shkodër, aty ku dhe do t’i japë dorën e fundit përgatitjeve për kampionatin e ri që do të startojë më 24 gusht me ndeshjen ndaj Laçit në “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …