Breaking News

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë për kapitenin Gilman Lika e rëndësishme për skuadrën ishte marrja e tre pikëve, pavarësisht problemeve që skuadra pati sërish sidomos para portës kundërshtare. Po ashtu,  ai ka shprehur kënaqësinë e shënimit të golit në këtë takim megjithatë për të, mbi të gjitha kishte rëndësi fitorja.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me takimin e rradhës me Luftëtarin, Lika e konsideron edhe më të vështirë por sipas tij, fitoret në ndeshjet që do të luhen në Shkodër janë detyrë për Vllazninë dhe po ashtu, ai shpreson që edhe numri i tifozëve nga ndeshja në ndeshje të vijë duke u rritur në shkallët e stadiumit.

Ndeshja Vllaznia- Luftëtari, e vlefshme për javën e 12-të të Superligës, do të luhet ditën e dielë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje që kuqeblutë po e vlerësojnë maksimalisht sepse në rast fitoreje, ata do të lënë pas në renditje edhe gjirokastritët.

Lexoni dhe kete

KAJOSHI & VJERDHA: SYNOJMË MEDALJE NË LOJËRAT MESDHETARE

Përgatitjet e kombëtares shqiptare të boksit tashmë kanë marrë fund dhe mëngjesin e së shtunës …