LIKA: TË GATSHËM KUNDËR FLAMURTARIT

Vllaznia kërkon tre pikët në Vlorë kundër Flamurtarit dhe vlerësimi për këtë ndeshje është maksimal. Jemi përgatitur për ta marrë maksimumin e pikëve. Është ndeshje e vështirë, pasi këto ekipet që duken më poshtë në renditje, ose që kanë pasur një ecuri jo pozitive, nganjëherë ta bëjnë shumë të vështirë. Kemi pasur për më shumë kohë për t’u përgatitur, por nga ndeshje në ndeshje do mundohemi të jemi në maksimumin tonë. Shprehet keshtu nje dite para ndeshjes, kapiteni i kuqebluve Gilman Lika.

Ndërkohë që për trajnerin Mirsad Jonun i cili e ka përfunduar qëndrimin e tij në karantinë në Shkodër janë shfaqur edhe probleme. Bëhët fjalë për rikthimin e lojtarëve nga Maqedonia e Veriut të Mevlan Adili, Andreja Efremov dhe Simeon Hristov pasi tashmë Shqipëria hapi kufijtë tokësorë me vendet fqinje dhe lojtarët mund të kthehen lirisht në qytetin verior.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …