Wednesday , 20 June 2018

LIKA: UNË BESOJ TEK FITORJA E VLLAZNISË NDAJ KUKËSIT

Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika është i bindur se ndaj Kukësit të premten skuadra e tij do të mundet të marrë në fitore e cila do të ishte në fakt shumë e rëndësishme për ecurinë e saj të mëtejshme në kampionat. Në një prononcim për mediat, mesfushori shkodran vlerëson përgatitjet e bëra si dhe lojtarët e ardhur nga merkatoja.

Ndërkohë, Lika gjithashtu beson se këtë herë nuk do të mungojë as mbështetja e tifozërisë shkodrane të cilët pritet të jenë më të shumtë në numër këtë herë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Interesimi vërtetë duket më i madh këtë herë dhe ndërkohë nga klubi Vllaznia bëhet e ditur se shitja e biletave do të nisë nga ora 09.00 e paradites të së enjtes. Një nisje e mbarë e kësaj gjysme të dytë të kampionatit, do të ishte diçka shumë pozitive për kuqebutë dhe kjo është ajo që dëshirojnë të gjithë shkodranët.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ: KRENAR QË DO MBAJ FLAMURIN SHQIPTAR NË SPANJË

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka marrë dje nga duart e Presidentit të Republikës, z. Ilir …