Breaking News

LIKA: VLLAZNIA PO NDËRTOHET, DUHET EDHE PAK KOHË

Java e parë e stërvitjes për Vllazninë është mbyllur dhe gjërat kanë shkuar përgjithësisht mirë. Trajneri Hasan Lika në një prononcim për mediat pas ndeshjes së kontrollit të së shtunës, ka folur edhe për të, por edhe për gjendjen e skuadrës dhe nevojën për përforcime të cilat mund të vijnë duke nisur nga java e ardhshme.

Ndërkohë, aktualisht në provë është edhe një futbollist Brazilian me pasaportë portugeze dhe I pyetur në lidhje me këtë futbollist, trajneri Lika është shprehur.

Ditët kalojnë dhe Vllaznia duhet të bëhet gati gradualisht për ndeshjen e parë të kampionatit. Në kuadrin e përgatitjeve, kuqeblutë pritet të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore javën që vjen dhe këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri Lika.

E rëndësishme është që Vllaznia të kompletohet dhe të bëhet gati për kampionat ku objektivi siç dihet, është rikthimi në Superiore.

Lexoni dhe kete

NJË BRAZILIAN NË PROVË TEK VLLAZNIA, VJEN EDHE DREJTORI FIRAT

E ndërsa tek Vllaznia janë në pritje të hedhjes së shortit të kategorisë së parë, …