LIKA: VLLAZNIA TË SHOHË PËRPARA, KEMI ENDE PËR TË DHËNË

Ka shënuar dy gola, ka dhënë asist dhe ka vrapuar pa fund. Gilman Lika ndaj Skënderbeut ka zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira të këtyre viteve të fundit dhe padyshim që ka marrë duartrokitje për këtë gjë nga ana e tifozëve. Vetë ai në prononcimin për mediat thotë se e rëndësishme ishte shënimi i golave dhe marrja e fitores në këtë takim.

Nga ana tjetër, Lika duke folur edhe në rolin e kapitenit nuk i ka kushtuar shumë rëndësi katër golave të shënuar ndaj Skënderbeut. Sipas tij puna duhet të vazhdojë për t’u përmirësuar edhe më shumë sepse kampionati sa vjen e vështirësohet.

Vllaznia ka lënë pas tashmë Skënderbeun dhe ka nisur të mendojë për dy ndeshjet e kësaj jave, fillimisht atë të Kupës me Burrelin që luhet të mërkurën dhe më pas atë me Kukësin në transfertë për kampionat.

Lexoni dhe kete

RUDI VATA ANALIZON SEZONIN E KATEGORISË SUPERIORE

Tirana u bë kampione në momentin që Egbo u bë trajner i kësaj skuadre. Kështu …