Sunday , 19 January 2020
Breaking News

LIQENI I SHKODRES, MES MBETURINASH

Sezoni turistik eshte afer, por liqeni i Shkodres nuk eshte akoma gati per te pritur turistet apo qytetaret shkodran, qe e frekuentojne shume kete zone. Prania e mbeturinave ne buze te ketij liqeni tregon per nje situate menaxhimi te dobet qe behet per kete liqen.Perfundimi i rruges se Shirokes ka sjellur gjalleri ne kete zone turistike, por nje faktor negativ eshte mos pastrimi i liqenit.
Ne prag te sezonit turistik, liqeni i Shkodres ndodhet ne nje rremuje te madhe, ku mbeturinat apo papastertia bie ne sy te gjithe njerezve qe kalojne aty, pervecse te institucioneve pergjegjese.Por, uji i liqenit ka nxjerre ne breg edhe tonelata te shumta mbeturinash, te cilat i perkasin jo vetem qytetit te Shkodres, por edhe fshatrave te zones se Malesise se Madhe, duke i krijuar nje pamje te shemtuar ketij liqeni. Gjithashtu, ne kete liqen nuk ka nje nderhyrje as nga Bashkia, por edhe as nga marreveshja e arritur mes Shqiperise dhe Malit te Zi per mbrojtjen e liqenit.

Liqeni i Shkodres eshte liqeni me i madh ne Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si nje nga liqenet me te vjetra ne bote. Ky liqen ka nje siperfaqe prej 368 km, nga te cilat 149 km i perkasin Republikes se Shqiperise, ndersa 2/3 Malit te Zi, ku ne vitin 1983 e shpalli liqenin Park Kombetar. Aktualisht liqeni i Shkodres listohet si nje zone e mbrojtur Ramsar.

Lexoni dhe kete

AKU BLLOKON 4.032 TON MARMALATË NË HANI I HOTIT

Nga kontrollet e kryera prej Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar …