“LIQENIT TE SHKODRES I MUNGON OKSIGJENI”

Liqeni i Shkodres po shkon cdo dite e me teper drejt degradimit. Alarmi jepet nga specialisti ne Shkoder Sulejman Vekshari. Per Tv Rozafa, Vekshari tregon se liqenit me kalimin e kohes po i humbet vlera. Sipas tij liqenit te Shkodres i mungon oksigjeni dhe kjo ndodh per shkak se bimet ujore te liqenit jane mbushur nga inerte te ndryshme, qe nuk pastrohen prej kohesh. Edhe menaxhimi i ujerave te zeza vijon te jete nje problem i pazgjidhur sipas Veksharit.

Prandaj, specialisti Vekshari kerkon nje angazhim me te madh nga qeveria apo pushteti lokal per pastrimin e liqenit dhe marrjen e masave ne menyre qe situata te mos rendohet me teper.

Lexoni dhe kete

LUFTA NDAJ DROGES, 35 PERSONA TRAJTOHEN NE RAJONIN E VERIUT

35 persona trajtohen me metadon në luftën kundër drogës në rajonin e veriut. Një shifër …