Breaking News

LIRIMI I HAPESIRES PUBLIKE NE PLAZHIN E VELIPOJES

Lirimi i hapësirës publike në plazhin e Velipojës ishte një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e komitetit për menaxhimin e sezonit turistik në Shkodër. Kështu u shpreh pas mbledhjes kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ajo kërkon që të gjithë bizneset të zbatojnë vendimin e këshillit të ministrave për stacionet e plazhit.

Ademi shtoi se ka hapësirë të mjaftueshme për të ato biznese që kërkojnë stacione plazhi dhe bashkia nuk do të lejojë që hapësira tjetër të zaptohet forcërisht.

Ndërkohë, kryebashkiakja e Shkodrës komentoi edhe rojet bregdetare.

Mungesa e rojeve bregdetare vijon të jetë një problem shqetësues në plazhet e vendit tonë, sidomos në atë të Velipojës.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …