LIROHET KREU I DHOMES SE TREGTISE NE LEZHE

Gjykata e Lezhës ndryshoi masen e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, i cili u prangos tre ditë më parë nga Policia e Lezhës. Në seancen gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të mases së sigurisë, pavarësisht kërkeses së prokurorisë që të qëndrojë në burg, Gjykata vendosi të lëjë në “arrest shtëpie” biznesmenin Palokaj, me argumentin se nuk i janë përgjigjigjur rëndësise së faktit dhe rrethanave të tjera në masen e marrë në mungesë ndaj tijë.

Ndërkohë avokati mbrojtes i të akuzuarit ka kërkuar që klienti i tijë të hetohet në gjendje të lirë dhe për këtë pritet ti drejtohen Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu Gjykata e Lezhës ndryshoi masen nga “arrest në shtwpi” në detyrim paraqitje edhe për Manuela Lalen, drejtuesen e punimeve ku humbi jeten punëtori 8 muaj më parë. Biznesmeni Pashk Palokaj, njeherazi kreu i Dhomës së Tregtisë Lezhë dhe një punojese e komapanisë që ai adminiatron, janë vënë nën akuze nga prokuroria e Lezhës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe për punësim të paligjshëm.

Hetimet ndaj tij dhe drejtueses së punimeve nisen pas vdekjes së një punëtori në qershor të vitit 2019 në pallatin që po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

Lexoni dhe kete

NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e …