Saturday , 8 August 2020

LIROHET NGA BURGU I MALIT TË ZI IRFAN DOMNORI

Është liruar nga burgu këtë të hënë të 6 janarit atleti shkodran Irfan Domnori. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga mikesha e tij Elida Jorgoni. Pas denoncimit të zhdukjes prej 6 ditësh të Irfan Domnorit, Ambasada Shqiptare në Podgoricë bëri me dije se atleti shkodran ndodhej në Burgun Hetues në Spuzhë, pasi ishte dënuar me 14 ditë burg. Edhe më herët, në datën 16 nentor 2019, në Krajë, Irfan Domnori nga Shkodra, ishte arrestuar nga autoritet malazeze, pasi gjatë festes tradicionale “Ditë e Gështënjës”, shpalosi flamurin shqiptar. Domnori ishte ndaluar nga autoritetet malazeze me arsyetimin se ka thyer ligjin për qetesinë publike duke qarkulluar nëpër territorin malazez me flamurin shqiptar të pa shoqëruar me atë malazez dhe gjykata malazeze e kishte gjobitur me 300 euro dhe i kishte ndaluar hyrjen në Mal të Zi, për 60 ditë.

Ndërkohë, nga Ambasada Shqiptare në MZ, në daten 26/12/2019, bëhej e ditur se Domnori ka tentuar të hyjë në piken kufitare në Sukobinë-Muriqan, por nuk është lejuar pasi policia malazeze i ka komunikuar se nuk mund të hyjë në Mal të Zi, pasi duhen edhe 18 ditë nga masa fillestare 60 ditore, e cila e ndaloj të hyjë në territorin malazez.

“Në pamundesi për të hyrë permes pikes kufitare, policia malazeze pretendon se shtetasi Domnori ka hyrë në Mal të Zi, permes kufirit të gjelber dhe si rezultat është ndaluar dhe mbahet në dhomat e paraburgimit në Shpuzë-Podgoricë, me akuzen ‘thyerje e mases së gjykatës për ndalim hyrje 60 dite’”, është bërë e ditur më herët nga Ambasada shqiptare. Për këtë, Ligji parashikon dënim me 14 ditë burg dhe masa e ndalimit të hyrjes në MZ nga 1-3 vjet (veprim i perseritur).
Gjithsesi mëngjesin e kësaj të hënë Domnori është liruar dhe është nisur drejt Shkodrës. Por, atij i është dashur që të kryej disa proçedura në doganën e Hanit të Hotit.

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …