Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

LISHA: PROJEKTI IM ME VLLAZNINË ËSHTË SHUMËVJEÇAR

Prej tre ditësh Besnik Lisha ka marrë drejtimin e ekipit të të rriturave të Vllaznisë në volejboll dhe bashkë me Artan Kalanë kanë nisur një projekt të ri me këtë ekip. Vetë Lisha, në në prononcim për televizionin Rozafa, përveçse ka falenderuar trajnerin e mëparshëm Mark Kroqi që i besoi këtë pozicion, ka shpjeguar edhe atë se çfarë ka ndër mend të bëjë me volejbollin shkodran dhe cilat do të jenë ndryshimet që do të sjellë në këtë sport.

Dyshja Lisha- Kalaja tashmë e ka nisur punën dhe ajo që duhet të bëjmë, është të presim dhe të shohim ndryshimet që ajo do të sjellë në volejbollin e Vllaznisë. E rëndësishme është që e kanë marrë me shumë dëshirë dhe shpresat janë të mëdha për ndryshime rrënjësore në këtë sport.

Lexoni dhe kete

VALTER FUSHAJ: JAM I GATSHËM PËR TË BLERË VLLAZNINË

Vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër për të dhënë dakordësinë e nisjes së procedurave për shitjen …