Saturday , 16 November 2019

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET ME ANDORRËN E FRANCËN

Është publikuar lista e lojtarëve që Edi Reja ka grumbulluar për dy takimet e radhës së Shqipërisë, që do të përballet me Andorrës më 14 nëntor dhe Francës më 17 nëntor, ku bie në sy grumbullimi për herë të parë i Florian Kamberit. Gjithashtu është rikthyer Taulant Xhaka pas një mungese disa mujore, ndërsa talenti i çelsit, Armando Broja, ka mbetur në listën e pritjes, njëjtë si Ergys Kaçe, Cekiçi, Vrino apo dhe Aliji. Ndërkohë nuk është grumbulluar për arsye dëmtimi Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi dhe Amir Abrashi, që u shtohen Marash Kumbullës dhe Mërgim Mavrajt. Në konferencën për shtyp para gazetarëve doli vetë trajneri Reja, ku tha:


Edi REJA – Trajner i Kombëtares Shqiptare

“Për Cikalleshin më vjen keq, pasi që kur kam qenë këtu ka qenë një lojtar deciziv. Mendoj se kemi një kontigjent të përshtashëm, kemi alternative. Kemi pritshmëri të larta për të vëzhguar Kamberin. Kam gjithmonë për ndërrime, pasi kam disa lojtarë për të bërë atë që më duhet. Kemi bërë një rritje shumë të rëndësishme për sa i përket edhe lojës. Dua që të krijojmë mentalitetin e të luajtur gjithmonë në maksimum. Nuk dua që në ndeshjen e parë të bjerë përqendrimi dhe të luajmë nënë atë që është e mjaftueshme në fushë. Nëse duam të rritemi si skuadër, duhet të japin shumë vëmendje në ndeshjen me Androrrën. Duhet të tregojmë rritje mentale dhe profesionalizëm. Ndeshja me Andorrën është më e rëndësishme për mua, pasi me Francën motiovohen lojtarët edhe nga stadiumi i ri. Andorra është ndeshja më e vështirë nga ana e motivacionit.”
Për ndeshjen e parë në stadiumin e ri, tekniku i kombëtares tonë shtoi:
“Është një emocion mjaft i bukur për mua dhe të kem fatin të debutoj unë këtë stadium. De Biazi dhe Panuçi do të jenë xhelozë për këtë fakt. Kam ftuar vajzën dhe gruan për këtë sfidë. Do të na japë një stimul të madh për të marrë rezultatet. Shpresoj që ky stadium të jetë kartëvizita jonë, për të dhënë një imazh të Shqipërisë së re dhe rritjes.”

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …