LLESHAJ: DO ASHPËRSOHEN MASAT

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar Shkodrën ku ka inspektuar tregjet në këtë qytet.
I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Prefekti i Qarkut Shkodër, ministri Lleshaj u shpreh për shkak të situatës së krijuar në Shkodër dhe mungesës së ndërgjegjësimit të vetë qytetarëve do ketë ashpërsim të masave.
Vizita e Ministrit të Brendshëm është bërë në kuadër të situatës së rënduar ditët e fundit në këtë qytet. Shkodra ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ku tashmë në Shkodër ka shkuar në 44 numri i të infektuarve.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …