Strukturat e policisë së shtetit janë të angazhuara për luftën ndaj krimit të organizuar por ka shumë punë për tu bërë. Shkodra është një vend i kulturës që nuk mund të bashkëjetojë me krimin, prandaj krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim dhe përpjekje. U shpreh kështu ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa mori pjesë në një takim në Këshillin Bashkiak Shkodër.
Sipas Lleshaj, pritoritet për ministrinë janë zgjedhjet që të shkojnë siç duhet dhe foli edhe për kartat e identitetit.
Ministri Lleshaj vuri theksin edhe tek mbështetja ndaj turizmit në vend.
