Friday , 27 November 2020

LLESHAJ: KRIMI NË VEND KA PËSUAR ULJE!

Nga seanca e parlamentit, ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ka renditur disa parametra dhe shifra ku sipas tij, ato paraqesin pasqyrën e kriminalitetit në vendin tonë.

Lleshaj tha se vrasjet kanë pësuar ulje që prej vitit 2013 ku në 2020, niveli i tyre për 100 mijë banorë është 1.7 në krahasim me vende të tjera të BE-së që e kanë 1.2. Sipas tij, në 2020 janë regjistruar 44 vrasje.

Ministri vijoi dhe me punën e bërë nga OFL, për të cilën tha se deri më tani janë referuar 1881 pasuri të nxjerra nga krimi.

Ndërsa edhe për luftën kundër kanabisit ai tha se këtë vit u asgjësuan më shumë bimë narkotike se sa një vit më parë.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …