LLESHAJ: MURIQANI NUK ESHTE PRIORITET I JONI

Ne po përpiqemi së bashku me autoritetet malazeze qe të shkurtojmë të paktën me 50% pritjen e kalimit të shtetasve në pika të kalimit kufitar. Ne kemi intesifikuar bisedimet me homologët malazes dhe jemi në përgatitje të tekstit të marrveshjes që të bëhën kontrolle në vetëm një pikë kalimi dhe jo si është deri tani.

Lleshaj foli edhe për investimet në pikat doganore, ai u shpreh se momentalisht, investimet janë përqëndruar në pikat tjera kufitare dhe jo në Muriqan, pasi në pikat tjera kufitare kemi ambienete të viteve 80-të, ndërsa fluksi I kalimeve është rritur shumë. Muriqani nuk është prioritet I joni për momentin u shpreh ministri I brendshëm Lleshaj.

Ministri Lleshaj I shoqëruar nga Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të policisë kufitare inaguroi ambientet e postës së re policore në Han të Hotit, investim I qeverisë shqiptare me një shifer prej 45 milion lekëve.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …