Sunday , 16 February 2020

LLESHAJ: NUK KAM DIJENI SE JAM PADITUR PENALISHT NGA VOLTANA ADEMI

I pranishëm në ceremonine e inagurimit të ambienteve të stacionit të ri të policisë kufitare në Han të Hotit, Ministri I Brendshëm Sander Lleshaj u shpreh se nuk kam dijeni mbi padinë penale që I ka bërë Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Ndërsa në lidhje me arrestimet e kryera të cilat gjykata I quant ë pa vlefshme Lleshaj u shpreh se policia nuk arreston simpatizant të partisë demokratike por persona që shkelin ligjin, dhe se nuk ka dijeni nëse gjyka I ka quajtur të pa ligjshëm arrestimet e përsonave të akuzuar për djegien e KZAZ nr.3.

Ministri Lleshaj u pyet edhe në lidhje me luften kundër kanabisit, ndërsa u shpreh se 15 qershori ka qenë afati I fundit që përjashton autoritetet nga përgjegjësia për sasitë e lëndëve narkotike. Ndërsa me drogen e sekuestruar në Mal të Zi që vetëm gjatë muajve të fundit në territorin e vendit fqinjë janë sekuestruar rreth 1 tonë drogë kanabis sativa ai shprehet se nuk ka informacion për këtë cështje.

Lleshaj ishte I pranishëm në inagurimin e stacionit të ri policor në Han të Hotit.

Lexoni dhe kete

ZJARRI NE ISH-KONVIKTIN E SHKOLLES VETERINARE

Cdo gjë është shkrumbuar, 11 familje banore në ish konviktin e shkolles veterinere në lagjen …