Sunday , 29 November 2020

LLESHAJ TAKIM NE DREJTORINE E POLICISE SHKODER

Zëvendes Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar snjë takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër. Burime  bëjnë me dije se takimi i ministrit të Brendshëm të komanduar ka në qendër luftën ndaj kriminalitetit. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Vizita e Lleshajt dhe Veliu në Shkodër vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në Shkodër.

Mësohet se ministri iu ka kërkuar drejtuesve të këtij komisariati që të godasin personat me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe të rrisin rolin e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend. Që nga emërimi si zëvendës minister me kompetenca ministri kjo është vizita e parë ne rrethe. Gjithashtu mësohet se Lleshaj i ka njohur drejtuesit e policise së shkodrës dhe shefat e sektorëve me urdhërin e lëshuar për imazhin e policit. Sander Lleshaj ende nuk është dekretuar ministër nga Presidenti Ilir Meta cka ka prodhuar nje përplasje mes tij edhe Kryeministrit Rama.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …