Monday , 16 September 2019

LOPET SHQIPTARE FRIKESOJNE BANORET NE MAL TE ZI

Një rrëfim I pa zakontë vjen nga fshatrat në kufi të vendin fqinjë, të Malit të Zi. Mediat malazeze kanë raportuar për problemet që kanë banorëët e fshatit Kravar I Ulqinit I cili ndodhet në kufi me Shqipërinë. Shkak janë bërë lopët të cilat janë pronë e një shtetasi Shqiptar që është identifikuar me emrin Shaip, si shkak I sulmeve nga lopët që vijnë nga Shqipëria fëmijët e këtij fshati ka tre ditë që nuk shkojnë në shkollë. 90 fëmijë të shkollës së fshatit kufitar Kravar në Ulqin nuk shkojnë në shkollë, prindërit e tyre edhe shprehen se kjo është edhe një formë bojkoti pasi askush nuk po zgjidh problemin e madh me kafshët që lëvizin nga Shqipëria në pjesën e Malit të Zi nëpër fshatin e tyre dhe sulmojnë njerëzit dhe shkatërrojnë të mbjellat.

Dëmi I madh që shkaktojnë. Shkollen nuk e kemi hapur për shkak të fëmijëve dhe frikës se mund të sulmohen nga lopet që dalin në rruge.

Sipas mediave malazeze lopët janë pronë e shtetasit nga Shqipëria Fatmir Fisheku I cili njihet ndryshe si Shaipi, I cili edhe ka kërcënuar banorët, të cilët nuk duan të flasin për këto kërcënime. Ndërsa Ilmi Ceni banor I fshatit Kravar ka shkuar edhe në shtëpi të tij në zonën e Anës së Malit në territorin e Shqipërisë.

“Më kanë shkatërruar resadin, jonxhen, cdo gjë kanë shkatërruar, barin e thatë , dy herë kam shkuar në shtëpi te zotërisë, ai nuk dëgjon, sikur të ishte pa kokë. Ai kërcënon, është trim I madh. Dikush duhet të marrë masa, jo ne, por dikush competent”.

Se Shaipi kërcënon konfirmohet edhe nga Ndërmarrja Komunale e Ulqinit, e cila është munduar të largoi kafshët shetitëse. Dhe se edhe vitin e kaluar kafshët e tij janë bllokuar dhe janë dërguar tek streha por ato I janë kthyer pronarit.

Janë rreth 50 -60 krerë lopë të cilat lëvizin në zones mes kufirit Shqipëri-Mali I Zi e për pasojë dëmtojnë edhe të mbjellat e banorëve vendas. Ndërsa nga ana tjetër edhe kërcënimet sipas tyre janë të pa tolerueshme. Banorët e fshatit Kravar të Ulqinit kërkojnë zgjidhjen e këtij problem nga ana e organeve kompetente si të Shqipërisë ashtu edhe të Malit të Zi, pasi përvec dëmeve materjale që i shkaktojnë këto kafshë, rrezikohen edhe jeta e tyre. Sic shrehen ata kemi të bëjmë me lopë të egra dhe sulmuese.

Lexoni dhe kete

TE DIELEN ZGJEDHJET NE KOMUNEN E ULQINIT

Të dielen e katër shkurtit në Komunen e Ulqinit zhvillohen zgjedhjet lokale. Të drejtë vote …