Breaking News

LORENC LUKA I FTUAR NE “AUTOCHTHONOUS”

Partia Demokratike do vijoi aksionin e saj opozitar dhe të mos bindjes civile, pasi kjo qeveri ka humbur legjitimitetin për të qeverisur, shprehet kështu deputeti i Partisë Demokratike Lorenc Luka I ftuar në emisionin” Autochthonous” në TV Rozafa. Luka shtoi se protestat e ditëve të fundit si ndaj taksës së rrugës së kombit ashtu edhe për TVSH-në e biznesit të vogël, janë barra më e rëndë e një populli që po varfërohet cdo ditë nga penalitetet që vendos kjo qeveri.

Ai u shpreh edhe në lidhje me procedimin penal ndaj tij pas protestësë 5 prillit kur PD-ja dhe përkrahësit e saj bllokuan rrugët e vendit.

Luka u shpreh se opozita do vijoi protestat dhe se takimi me qytetarët do jetë prioritarë, duke qenë se sipas tij PD ka një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza.

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …