LOT DHE MJERIM NE FAMILJET E LARGUARA NGA NDIHMA EKONOMIKE

Lot dhe mjerim në qindra familje të larguara nga skema e ndihmës ekonomike në Lezhë.Pa asnjë të punësuar,me të sëmurë dhe pa ushqimet bazike janë realiteti i hidhur në banesat gjysmë të rrënuara ku jetojnë ato.Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj e shoqeruar nga kryedemokrati i Lezhës, Paulin Marku ishin në Njesinë Administrative të Shënkollit ku panë nga afer realitetin e familjeve të larguara nga skema e ndihmes ekonomike.

Deputetja Lindita Metaliaj, tha se qeveria po vret të varfërit dhe se vendi po shkon drejt greminës,ndaj apeloi që shqiptarët të ngrihen në protesta për të ndryshuar këtë gjendje, ndërsa në të njejten lindje ishte dhe kreu i PD-së Paulin Marku.

Nga skema e ndihmës ekonomike në Lezhë janë larguar rreth 60% e përfituesve, duke sjellë reagimin e shumë familjeve të cilët e kanë konsideruar veprimin e padrejtë.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …