Breaking News

LUAN ZMIJANI, TRAJNERI I RI I EKIPIT VLLAZNIA U-19

Luan Zmijani do të jetë trajneri i ri i ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia. Ai rikthehet në këtë detyrë pas tre vitesh dhe duket se e ka marrë me shumë dëshirë atë. Bashkë me të do të jetë edhe ndihmëstrajneri Gjon Kola dhe të dy sëbashku nga paraditja e së premtes kanë nisur punën me ekipin. Në një prononcim për mediat, Zmijani shpreh kënaqësinë që rikthehet të punojë me këtë ekip dhe premton të bëjë më të mirën për të çuar sa më shumë lojtarë cilësorë tek ekipi i parë.

Vllaznia U-19 është në pritje të konfirmimit përfundimtar nga UEFA për marrjen pjesë në Ligën e Kampioneve të të rinjve dhe skuadra po punon fort në këtë drejtim për të bërë më të mirën e mundshme në rast se konfirmohet një pjesmarrje e tillë.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …