LUFTA NDAJ DROGES, 35 PERSONA TRAJTOHEN NE RAJONIN E VERIUT

35 persona trajtohen me metadon në luftën kundër drogës në rajonin e veriut. Një shifër e tillë bëhet e ditur nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Shkodër, Astrit Beci. Ai thotë se është një fenomen i përhapur por që jemi në kohë për të bërë të mundur që të rinjtë të ndërgjegjësohen.

Ndërkohë, drejtorja e shërbimit social në Qarkun Shkodër, Valbona Tula apelon se shërbimi ndaj këtyre përsonave duhet të jetë i veçantë.

Deklaratat erdhën gjatë një takimi të koalicionit për zgjidhjen e problemeve të komunitetit me abuzimin e drogës dhe alkolit në qytetin e Shkodrës, ku merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Lexoni dhe kete

“NUK ME TREMB KJO KLASE POLITIKE, IKJA E RINISE ME TMERRON”

Ikja e të rinjëve më frikëson, ndërsa kjo klasë politike aspak. E frikshme është ikja …