Breaking News

LUFTA NDAJ DROGES, RAMA LETER LIDEREVE TE BE- se: NA NDIHMONI NE KETE LUFTE

Në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shpjeguar një nismë të rëndësishme që ka ndërmarrë të premten, duke u dërguar një letër udhëheqësve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga droga e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’, thuhet në letrën time. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ “Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …