Saturday , 7 December 2019

LUFTA NDAJ KANABISIT NE QARKUN SHKODER, TAKIM NE PREFEKTURE

Masat e ndërmarra në luftën kundër kanabisit kanë qenë në fokus të një mbledhje të organizuar këtë të enjte në prefekturën e Qarkut Shkodër. Mbledhje që vinte e organizuar nga Task- Forca dhe merrnin pjesë përfaqësues të bashkive të qarkut Shkodër, policisë, ministrisë së brendshme dhe institucioneve të tjera.

Në fjalën e tij, drejtori i policisë së qarkut Shkodër, Niko Brahimaj, tha se që nga fillimi i vitit deri tani janë ushtruar mbi 3 mijë kontrolle, në rreth 1 mijë sera dhe objekte të ndryshme.

Ndërkohë e pranishme në këtë mbledhje ishte zv/ministrja e brendshme Rovena Voda, që tha se edhe 2019 mbetet sfidë në luftën kundër kanabisit.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi foli për rolin e bashkive në luftën ndaj kanabisit.

8 persona janë proçeduar ku 2 janë arrestuar në kushtet e flagrancës dhe 6 po ndiqen në gjendje të lirë, mes të cilëve 2 kryetar fshatrash dhe 2 punonjës të shërbimit pyjor, gjatë aksioneve të ushtruara në Qarkun Shkodër.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …