LUFTA NDAJ KRIMIT TE ORGANIZUAR

Qeveria britanike po bashkepunon me ate shqiptare persa i perket krimit te organizuar ne vendin tone. Ambasadori i Britanise ne Shqiperi, Duncan Norman, tha se goditja e krimit te organizuar eshte nje nga 5 kriteret per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Ndersa, ai komentoi edhe protesten e opozites.

[ Ne punojme shume ngushte me ministrine e brendshme dhe ministrin Xhafaj dhe muajin qe shkoi pata kenaqesine te udhetoje me ministrin Xhafaj drejt Londres. Bashkepunimi mes dy qeverive permbledh nje sere çeshtjesh ku perfshihet edhe krimi i organizuar. Nje nga menyrat me efikase per te goditur kriminelet eshte ti godasesh tek financat e tyre. Goditja e krimit te organizuar eshte nje nga 5 kriteret per anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe Britania e shtetet e tjera do ti shohin rezultatet kur te marrin vendimin ne Keshillin e BE-se. Persa i perket protestes, une them se çdo kush ka te drejte te protestoj, por e rendesishme eshte qe keto protesta te jene paqesore. ]

Deklaratat e ambasadorit britanik ne vendin tone erdhen pas nje tryeze te rrumbullaket te organizuar ne qytetin e Shkodres.

 

Lexoni dhe kete

U ZUNE NEN RRENOJAT E ISH UZINES, NDERRON JETE EDHE I PLAGOSURI I DYTE

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur një ditë më parë teksa po …