Saturday , 7 December 2019

LUFTA NDAJ TERRORIZMIT, FLET AMBASADORI TURK NGA SHKODRA

Terrorizmi është tashmë një e keqe që na ka hipur në kokën e gjithsëcilit dhe ne si republikë e Turqisë po punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe. Kështu u shpreh nga qyteti i Shkodrës, ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, i cili komentoi edhe masakrën në Zelandën e Re.

“Terrorizmi është tashmë një e keqe që na ka hipur në kokën e gjithsëcilit dhe ne si republikë e Turqisë po punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe, pra ne ndjenjat fetare dhe kombëtare. Kjo është dëtyre e secilit prej nesh që ta luftojmë terrorizmin. Nuk ka dallim midis terrorizmit të mirë dhe të keq, pasi është diçka e qortuar. Është shumë e dëmshme ajo që ndodhi në Zelandën e Re ku besimtarët ndërsa luteshin u ekzekutuan në mënyrë barbare dhe është e pamundur të justifikohet me mënyra të ndryshme ky akt. Përpjekja për ta luftuar terrorizmin me dyfytyrësi dhe hipokrizi nuk mund të sjellë progres në luftimin e tij.”

Për këtë temë në Turqi do të ketë një mbledhje, ku i ftuar do të jetë edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë.

“Në Turqi ditën e premte do të mblidhen ministrat e jashtëm te Europes për të diskutuar mbi islamofobinë dhe çështje të tjera që janë prezente në vendet perendimore dhe të Azisë. Do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Republikes Erdogan dhe ne i kemi bërë ftesë edhe ministrit te jashtëm të Shqipërisë dhe shpresojmë që të marrë pjesë.”

Ndërsa në lidhje me kreun e ri të KMSH, Yoruk tha shkurtimisht:

“Si ambasador i Turqisë në Shqipëri preferoj të mos ndërhyj apo interpretoj çështjet e brendshme të vendit tuaj. Bazuar në dispozitat ligjore që ne kemi, nuk është e drejtë të ndërhyjmë, është ceshtje e juaja si vend. Në kuadër të miqësisë tonë, preferojmë që në ceshtjet e vendit tuaj të mos ndërhyjmë, preferoj që edhe ju të mos na ngatërroni me shtete të tjera.”

Shqipëria dhe Turqia do të ndeshen këtë të premte në Shkodër për sfidën e parë eleminatore të europianit 2020 dhe ambasadori turk theksoi se kjo ndeshje duhet të shërbejë për të evidentuar miqësinë mes dy popujve.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …