Një ditë pas toneve të ashpra kundër mazhorancës dhe deklarimit të një lufte të hapur ndaj kryeministrit Rama, Deputeti i Shkodrës Tom Doshi ka zbutur tonet. Në një postim në rrjetin social Facebook, Doshi shkruan se kritikat e forta që i bëri qeverisë lidhen vetëm me premtimet e bëra ndaj bashkëqytetarëve të tij, duke theksuar se pas tyre nuk ka asgjë personale.
Sipas Doshit “Premtimet e dhëna janë detyra për tu mbajtur dhe unë bëj pjesë në grupin e politikanëve që premtimet i japin sepse në qeverisje duan t’i shikojnë të realizuara.” E nderkohe Caktimi i kandidatures per bashkine e Shkodres nga kryeministri Edi Rama per Ketin Bazhdarin mesa duket eshte lidhur ngushte me luften e nisur nga deputeti socialist ndaj kryeministrite Rama. Deputetë të Partisë Socialiste dhe kolegë të Tom Doshit bëjnë me dije se pretendimi kryesor i tij lidhet me refuzimin që kryeministri Rama i ka bërë propozimit të tij për kandidatin e PS-së si kryebashkiak në Shkodër. Doshi ka kërkuar që PS në Shkodër të kandidojë me kryetarin e Komunës Rrethina, Luan Harusha, bashkëpunëtor i tij. Deputetë të Shkodrës bëjnë me dije se prej kohësh Doshi është vetëcilësuar si drejtues i gjithçkaje në Shkodër ndaj edhe refuzimi i Ramës justifikon sjelljet e tij në parlament.
Doshi ka hedhur dorashkën duke mos marrë aspak parasysh pasojat. Pasi ka pritur për muaj të tërë reagimin e kryeministrit Rama, ai ka kaluar në veprim duke shpallur një luftë që sic thotë vetë nuk kanë aritur ta fitojnë ndaj tij as Berisha e as Topalli. Se kush do dalë i humbur, kjo mbetet për tu parë, por Shkodra dhe elektorati i saj padyshim nuk do të jenë si më parë. Me një lëvizje të mundshme të deputetit socialist, gjithcka mund të cbalancohet dhe patjetër në favor të së djathtës