Saturday , 24 October 2020

LUGUÇESME, PROBLEME ME INFRASTRUKTUREN!

Rruge te shkaterruara,gropa te hapura e asnje meter rruge e asfaltuar.Kjo eshte situata ne nje nder lagjet me te vjetra te qytetit te Shkodres,lagjes Lugucesme.

Banoret e kesaj zone tashme jane mesuar me kete situate e cila eshte bere perditshmeria e tyre, por cdo dite rrine me shpresen se dikush do te vendose dore mbi kete rruge,pasi qe nga viti 1990 ne kete lagje te harruar nuk ashte bere asnje investim qofte edhe me minimali.Banoret shprehen se shpesh here e kane ngritur shqetesimin e tyre edhe ne Bashkine Shkoder por nuk kane marre asnje pergjigje.Ata shprehen te shqetesuar per kete rruge e cila eshte shume e rendesishme per ta.

 

Pervec amortizimit te rruges e cila ne kohen e shirave behet akoma edhe me e veshtire nga gropat e mbushura me uje,banoret e lagjes lugucesme ju duhet te perballen edhe me nje problem tjeter, mungesen e ujit te pijshem e gjithashtu edhe ndricimin e rruges qe ne shumicen e rasteve mungon e ne disa raste te tjera detyrohen ta vendosin vete kete ndricim. Banoret e kesaj lagjje rrine cdo dite me shpresen se ankesat e tyre te mos bien ne vesh te shurdher por te degjohen nga dikush dhe problemi i tyre te marre nje zgjidhje

Lexoni dhe kete

DITA NDĂ‹RKOMBĂ‹TARE E SHKOPIT TĂ‹ BARDHĂ‹

NĂ« DitĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Shkopit tĂ« BardhĂ«, ose siç njihet ndryshe dita e tĂ« verbĂ«rve, …