Kreu i PD, Lulzim Basha, zhvilloi disa takime me fermerët e fshatrave Novosej dhe Shishtavec në Kukës.
Gjatë bisedës më to, Basha tha se pandemia ka nxjerrë zbuluar mungesën e vëmendjes ndaj fermerëve shqiptarë, ndërkohë prioritet i PD do jenë subvencionet për fërmerët.
Nga ana tjetër, fermerët i thanë Bashës se jetojnë me shumë vështirësi, rinia ka ikur e gjitha në emigracion, ndërsa prodhimet e patates janë detyruar t’i groposin sepse nuk ka treg shitje mjaftueshëm për prodhimet e tyre.