LULZIM BASHA, NË MBËSHTETJE TË POLICËVE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh mbështetës për Policinë e Shtetit, e cila është në detyrë në këto ditë të vështira për vendin, duke rrezikuar më shumë nga COVID-19, ashtu sikur dhe mjekët. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha thekson se mbështet kërkesën e Sindikatës së Policisë për shpërblime suplementare për efektivët. Lideri i opozitës i bëri thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës.
“Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë. Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.
I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.#ditemetemira” – shkruan Basha.
Një natë më herët, Basha zbriti në terren, ku takoi nga afër policinë në shërbim.

Lexoni dhe kete

REFORMA ZGJEDHORE, REAGON PËRSËRI ILIR META

Ndërsa publikoi një shkrim të BB-së që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do …