LULZIM BASHA PREZANTON PLANIN EKONOMIK TË PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9 % ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe në publik.

Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve, teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite.

Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.

Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut duke bërë dhe krahasimin me qeverinë e PS, në qeverinë e Bashës punonjësit do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT NË BASHKINË LEZHË, JA ÇFARË KËRKON GJYKATA E LEZHËS

Pas ankimimit të paraqitur nga PD Lezhe, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur shfuqizimin …