LULZIM BASHA, TAKIM ME GRUPIN E PD, KRYESINË DHE ALEATËT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës një mbledhje në selinë blu me anëtarët e Grupit Parlamentar të PD dhe të Kryesisë, aleatët, si dhe kryetarët e degëve Durrës, Krujë, Fushë Krujë, Laç, Lezhë, Kavajë, Vorë, Tiranë në njësitë 4, 6, 8, 12, 14 dhe 15, si dhe ish-kreyetarët demokratë të bashkive Lezhë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë. Në fokus të mbledhjes ishte tërmeti katastrofik i 26 nëntorit dhe pasojat e rënda që la pas, ku nuk kanë munguar dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. Në fjalën e tij, Basha është treguar i ashpër, teksa ka thënë se Rama po bën politikë në mënyrë çnjerëzore kundrejt njerëzve të prekur nga tërmeti.

“Ka më shumë se 10 ditë që ky po bën vetëm politikë dhe po e bën në mënyrën më të papranueshme, cnjerezore kundrejt njerëzve dhe viktimave”, është shprehur Basha në mbledhje.

Më tej, kreu i opozitës së bashkuar iu ka kërkuar të gjithë anëtarëve të opozitës të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë, për t’i ndihmuar ata me gjithçka munden, si dhe të ngrenë zërin kundër padrejtësive, dështimit, paaftësisë, arrogancës etj.

“Tani kemi hyrë në javën e tretë. Në vend qe te shkojne me mire, gjerat po shkojne keq e me keq me njerezit dhe familjet e goditura. Tani eshte detyra jone qe bashke me solidaritetin me njerezit ne nevoje dhe ndihmes aty ku mundemi me gjithcka qe mundemi, te denoncojme dhe ngreme zerin kunder padrejtesive, deshtimit, paaftesise, arrogancës, përçmimit, përqeshjes dhe abuzimin, me korrupsionin në kurriz të dhimbjes së familjeve dhe fëmijëve shqiptarë.

Është shumë e rëndësishme të jemi prane njerezve. Prania jonë është shumë e rëndësishme, vlerësohet shumë nga qytetarët. Duhet të jemi prane tyre edhe sepse gjendja do të vijë duke u përkeqësuar. Por ne duhet të ndihmojmë njerëzit me gjithcka që kemi mundësi”, ka thënë Basha më tej.

Lexoni dhe kete

BASHA: SULMET KUNDËR OPOZITËS NUK I FSHEHIN DOT DËSHTIMET

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me …