LULZIM BASHA, TAKIM ME TË RINJTË E FRPD

Shqiptarëve nuk u mungon asgjë, por kanë një qeveri që i ka lënë në baltë dhe më shumë nga të gjithë rininë, kërkesa e parë e së cilës është largimi nga vendi. Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha, teksa zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD. Sipas tij shqiptarët ikin nga vendi, sepse ndjehen të përjashtuar.

Hapi i parë për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme, vota e lirë, është vendimi i qytetarëve i pandikuar nga krimi dhe korrupsioni për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë që meritojnë shtoi Basha.

Në këtë takim merrte pjesë edhe kreu i të rinjve të CDU-së gjermane, Tilman Kuban që tha se duhet të ndihmoni Lulzim Bashën të bëhet kryeministër që të hapim një kapitull të ri me Europën.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: RAMA DHE RILINDJA JANE TASHME E SHKUARA E ZEZE E KETIJ VENDI

Nga Izmira UlqinakuFryma e shpresës dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet në …