Breaking News

LULZIM BASHA TAKIM NE SHKODER

Pritja e shkodranëve për Kryetarin e Partisë Demokratike që në hyrje të qytetit me nje varg të gjatë makinash, tregoi akoma pa nisur aktivi, se shkodranët do të jenë në krye të protestës së 27 Janarit. Lulzim Basha u shprehu mirënjohjen për mikpritjen e veçantë, për mbështetjen që i japin atij dhe Partisë Demokratike, si dhe për kurajon për t’u ngritur kundër padrejtësive edhe në kohët më të vështira. Basha është i bindur se këtë mesazh shkodranët dhe shqiptarët do ta japin edhe të shtunën në sheshin e protestës.

Basha tha se arsyeja kryesore e shqiptarëve për të protestuar është braktisja që u ka bërë qeveria këto 5 vjet, gjatë të cilave gjendja ekonomike e shumicës absolute të familjeve është përkeqësuar. Kreu i opozitës theksoi se shkaku kryesor për gjendjen e mjeruar në vend është qeverisja nga një grup njerëzish që pushtetin e blenë me paratë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Basha ftoi shqiptarët t’i bashkohen opozitës për të dhënë mesazhin kryesor se qeveria duhet të largohet dhe se shqiptarëve duhet t’u jepet mundësia të zgjedhin me votë të lirë një qeveri që e ka lidhur fatin me qytetarët dhe jo me krimin dhe oligarkët.

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …