Wednesday , 1 April 2020

LUMI BUNA MBUSHET ME PULA TE NGORDHURA

Lumenjt në vendin tonë po kthehen në vend depozitim mbeturinash. Nuk është hera e parë që në vëndin tonë, pasuria jonë natyrore të kthehet në vend depozitim mbeturinash. Kështu po ndodh edhe me Lumin Buna, lum i përbashkët ky me Malin e zi prej 45 km, i cili dy ditët e fundit në pjesën e Malit të Zi, mësohet se pëshkatarët kanë pikasur dhjetra thasë me mbetje të pulave të ngordhura.

Ata kanë njoftuar organet kompetente të Malit të Zi në lidhje me këtë ngjarje dhe dëmin që i shkaktohet gjithë ekosistemit të lumit Buna. Nga ana tjetër mësohet se kanë qenë vetë peshkaktarët të cilët kanë ndërhyrë që qeset e mbushura m pula të ngordhura të mos depertojnë në detë.

Nga ana tjetër mësohet se policia malazeze së bashku me homologët e shqipërisë po hetojnë si si ka ardhur deri tek hedha e tyre në lum dhe cila është origjina e tyre. Ndërkohë që ekologët nga dy anët e kufirit në jo pak raste kanë apeluar për ndotjen që i bëhet lumit Buna.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …