Sunday , 25 October 2020

LUMI DRIN “LANDFILL” MBETURINASH

Këto janë pamjet e Lumit Drin, pas reshjeve të shiut.

Shtrati i Lumit të ngjan me një landfill mbeturinash ku mbizoteton qelqi dhe plastika. Pasi lundrojnë në shtratin e lumit të gjitha këto mbetje përfundojnë në det.

Shkaktar i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut të cilët i depozitojnë mbetjet në brigjet e lumit apo në perrenj e me rritjen e prurjeve mbetjet përpihen nga rrjedha e ujit.

Kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka shtim të prurjeve të lumit, duke krijuar një katastrofe ekologjike. Në vazhdimësi është folur për të parandaluar ndotjen që në burim me qëllim për ti dhënë fund kësaj situate, por asnjë masë nuk është marrë.

Kjo panorame nuk është aspak e donjë për Lezhen turistike e cila është mjaft e frekuentuar kryesisht gjatë stinës së veres.

Lexoni dhe kete

NIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Njësisë Administrative Rrethina, faza …