Wednesday , 20 September 2017

M. MADHE, SEKUESTROHEN 4.1 kg HEROINE

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në kufirin me Malin e Zi 4 kg heroinë dhe 32 kg hashash. Në sajë të operacionit të koduar “Bukoviç”, sasia e drogës u gjet në vendin me të njëjtin emër, në Malësinë e Madhe, rreth 100-150 m larg kufirit të gjelbër. Policia kishte marrë informacion për transportin e drogës dhe është vënë në ndjekje të dy personave.

Pasi kanë kuptuar se ishin në ndjekje, dy të rinjtë nga Shkodra, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve, kanë braktisur lëndën narkotike dhe kanë mundur të largohen duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe shkurret e dendura. Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje dy thasë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë Cannabis Sativa. Gjithashtu në afërsi të thasëve u gjetën dhe dy qese plastmasi me lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kilogramë 124 gr të llojit Heroinë.

Dy të rinjtë nga Shkodra janë shpallur në kërkim nga policia. Materialet iu referuan Prokurorisë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”mbetur në tentativë dhe në bashkëpunim.

Lexoni dhe kete

U ARRATIS NGA KOMISARIATI I PUKES, KAPET I ARRESTUARI PER GRABITJE

Ka marre fund kete te Premte arratia 6-ditore e 20-vjeçarit Emirjon Nika. Ky i fundit …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin